12:02 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Të qëndrojmë të bashkuar si për Ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar ligjet që zyrtarizojnë krijimin e Ushtrisë.

Thaçi ka thënë se e tërë kjo është bërë e mundur falë sakrificës së shumë brezave, transmeton Indeksonline.

Ai ka  thënë se vetëm të bashkuar siç ishin të bashkuar për Ushtrinë mund t’ua sigurojnë një perspektivë të mirë brezave të rinj.

Postimi i plotë:

Me përgjegjësinë më të lartë shtetërore dhe me krenari, sot kam dekretuar ligjet që zyrtarizojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 20 vjet pas çlirimit, e bëmë ushtrinë tonë mbi të cilën përherë do të qëndrojnë nderi, siguria dhe mirëqenia e shtetit. Në dekadat e fundit kemi arritur ta përmbysim shekullin e shtypjes dhe ta projektojmë të ardhmen e sigurt të Kosovës evropiane. Por, e tërë kjo u bë e mundur vetëm falë sakrificës së shumë brezave, që ishin gjithmonë udhërrëfyes për ne. Të qëndrojmë të bashkuar përpara çdo sfide, siç ishim të bashkuar për Ushtrinë e Kosovës, që t’ua sigurojmë një perspektivë më të mirë brezave të rinj!./Indeksonline/