22:59 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi u drejtohet shërbimeve të sigurisë dhe urgjencës pas tërmetit në veri të Kosovës

Një tërmet 4.3 shkallësh të Rihterit goditi Kosovën pasditen e sotme.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Zubin Potok, por u dëgjua anembanë vendit.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Përmes një shkrimi në Twitter, Thaçi tha se u është drejtuar shërbimeve të sigurisë lidhur me tërmetin që ka ndodhur në veri të vendit.

Ai tha se është e rëndësishme që institucionet e sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie për situata të mundshme emergjente, transmeton Indeksonline.

“Unë u jam drejtuar shërbimeve të sigurisë dhe urgjencës sonte pas tërmetit në veri të Kosovës. Nuk raportohet për dëme të mëdha ose viktima, por është e rëndësishme që institucionet tona të mbesin në gjendje të përhershme të gatishmërisë në të gjithë territorin e republikës”, ka thënë Thaçi.