10:58 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi uron Milanoviqin për fitoren, falënderon presidenten Grabar-Kitaroviq për mbështetjen

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar presidentin e zgjedhur të Kroacisë, Zoran Milanoviq për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë, që u mbajtën dje. Ndërkohë, Thaçi ka falënderuar presidenten e deritashme, Kolinda Grabar-Kitaroviq për miqësinë dhe mbështetjen ndaj Kosovës gjatë mandatit të saj.

Përmes Twitterit, presidenti Thaçi ka thënë se është i përkushtuar për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Kroacisë.

“Urime për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë presidentit të zgjedhur Zoran Milanoviq. Pres që të vazhdojmë forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Kroacisë. Faleminderit presidentes Grabar-Kitaroviq për miqësinë dhe mbështetjen gjatë mandatit të saj”, ka shkruar Thaçi.