13:18 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Thaçi uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Nesër fillon viti i ri shkollor, ndërsa presidenti, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ai kërkon që t’i respektojnë rregullat e reja të shkollës dhe klasës që për qëllim kanë ruajtjen e shëndetit të tyre në këtë kohë pandemie, shkruan Indeksonline.

“Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, duke iu kërkuar që t’i respektojnë rregullat e reja të shkollës dhe klasës që për qëllim kanë ruajtjen e shëndetit të tyre në këtë kohë pandemie ?, ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor”, shkroi Thaçi.