15:32 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Vrasja e Ivanoviqit, po përjashtohet mundësia se është rast ndëretnik

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur në lidhje me vrasjen e kryetarit të Iniciativës Serbe, Oliver Ivanoviq, duke thënë se institucionet e Kosovës do të dalin me rezultate konkrete sa i përket kësaj vrasje.

Në një konferencë për media, Thaçi ka thënë se të dhënat fillestare kanë treguar se ka qenë një rast kriminal mafioz , duke shtuar se po përjashtohet çdo mundësi se është rast ndëretnik, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, ai ka folur edhe për bashkëpunimin me Serbinë, duke thënë se Serbia ka treguar gatishmërinë për të ofruar të gjitha informacionet që ajo mund të posedojë.

“Sa i përket rastit të Oliver Ivanoviqit, institucionet e Kosovës do të dalin me rezultate konkrete sa i përket kësaj vrasje. Të dhënat e para fillestare tregojnë se ka qenë një rast kriminel mafioz. Por përjashtohet çdo mundësi  se është rast ndëretnik. Kam diskutuar me Vuçiqin dhe bashkëpunojmë me Serbinë për të marrë ndonjë informacion që mund të jetë relevant dhe po bashkëpunojmë edhe me KFOR-in. Ka shprehur gatishmëri ta ndihmojë Kosovën në sjelljen e informatave që ata posedojnë. Prandaj jemi duke bashkëpunuar dhe të marrim ndonjë informacion që mund të jetë relevant, në të njëjtën kohë jemi duke bashkëpunuar shumë ngushtë për të gjitha elementet që mund të qojnë në identifikimin e kryerjes së veprës”, ka thënë Thaçi./Indeksonline.