19:26 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

“That’s Mine” nga Gashi e Ledri kalon shifrën e katër milionë shikimeve

Kënga “That’s Mine” e Gashit dhe Ledrit ka qenë ndër këngët më të dëgjuara këtë vit.

Bashkëpunimi i parë mes dy reperëve shqiptar rezultoi mjaftë i suksesshëm, transmeton Indeksonline.

Këtë e dëshmojnë shikimet në Youtube. Pas një muaji, kënga ka arritur të kaloj shifrën katër milionë të shikimeve.

Po ashtu kënga është dëgjuar shumë edhe në kanalet tjera si ‘Spotify’ ku ka me miliona ‘stream’.

“That’s Mine” është pjesë e albumit të reperit, Gashi i cili do ta publikoi së shpejti. Në album do të ketë këngë edhe me artistë me famë botërore si G-Eazy e French Montana./Indeksonline/