18:18 / E Diele, 05 Maj 2024 / G T

“The Reds” i fortë në 45 minutat e para ndaj Tottenham Hotspur

Skuadra e Liverpoolit është duke fituar 2:0 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Premier League.

Fillimisht golin e parë e shënoi sulmuesi egjiptian, Momo Salah në minutën e 16’të, shkruan Indeksonline

Kurse golin e dytë në këto 45 minutat e para e shënoi A. Robertson.

Me rezultatin 2:0 është mbyllur pjesa e parë e këtij takimi që po zhvillohet në stadiumin “Anfield” dhe është i parafundit për Jurgen Kloppin si trajner i Liverpoolit./Indeksonline/