23:31 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“The Square” fitues i “Çmimit Evropian të Filmit” (Video)

Ka përfunduar edicioni i 30-të i festivalit të filmit në Berlin “Çmimi Evropian i Filmit”. Këtë vit ka triumfuar projekti kinematografik “The Square” , duke rrëmbyer çmimet: Regjisori më i mirë, Aktori më i mirë, Skenari më i mirë si dhe Komedia më e mirë, shkruan Indeksonline.

Ndërsa në këtë ceromoni me çmim u shpërblye edhe filmi “On Body and Soul”, që fitoi medaljen e artë në Berlinale, ndërsa Alexandra Borbely mori çmimin si aktorja më e mirë. Po ashtu filmi “Kungimi” fitoi një çmim, atë të Dokumentarit më të mirë./Indeksonline/