09:34 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

The Star: Si ndryshoi forma e Atdhe Nuhiut ndër muajsh?

Shtatë muaj më parë, Atdhe Nuhiu ishte njëri prej sulmuesve më të fortë në Championship.

Qendër-sulmuesi gjigant kishte shënuar nëntë gola në tetë paraqitje në fund të sezonit të kaluar për ta ndihmuar Wednesday për ta mbyllur sezonin në vendin e 15-të dhe duke ia fituar vetes një kontratë 2-vjeçare.

Nuhiu ishte duke e shijuar futbollin dhe formën e tij më të mirë me skuadrën nga Championship.

Por, tani, gjërat kanë ndryshuar dhe nuk po shkojnë aspak sipas planit për 29-vjeçarit tani, shkruan The Star, transmeton IndeksOnline.

Millers defender Semi Ajayi with Owls striker Atdhe Nuhiu.......Pic Steve Ellis

Nuhiu nuk e ka gjetur golin për Wednesday që prej humbjes në ndeshjen hapëse të këtij sezoni nga Wigan Athletic. I larguar nga vetëbesimi, Nuhiu ka 18 ndeshje që nuk ka shënuar për skuadrën e tij.

Sulmuesi i Kosovës kishte disa raste të mira javëve të fundit për gol, megjithatë, ai nuk ia arriti ta thyejë heshtjen.

Por, trajneri i tij, Jos Luhukay është i bindur se me kohë do të ndryshojnë gjërat dhe se Nuhiu do t’i kthehet formës së tij golashënuese.

”Në fund, kur Atdheu kishte raste, ne kishim ndjenjën më të mirë për të fituar në sekondat e fundit. Shpresonim në fat, por, Atdheut i mungonte fati”.

Image result for atdhe nuhiu sheffield wednesday

”Prej minutës së parë, e deri në fund, ai dha gjithçka për skuadrën dhe veten e tij”.

”Ai kishte vetëm një rast në sekondat e tij të fundit në këtë ndeshje”.

”Por, mënyra se si ai ka punuar me intensitetin e tij dhe ajo që ai ka bërë për skuadrën, është shumë pozitive”, tha Luhukay për The Star.

Mbetet të shihet nëse Luhukay do t’i besojë Nuhiut për udhëtimin e kësaj fundjave në Swansea City, ku sulmuesi kosovar do ta kishte përballë Bersant Celinën./IndeksOnline/