18:27 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dilema e madhe e Challandes për sonte: Nuhiu apo Muriqi

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e tretë sonte të Ligës së Kombeve.

Skuadra kosovare do ta presë Maltën sonte në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Nga ndeshja e kaluar ndaj Ishujve Faroe, trajneri, Bernard Challandes nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen e kaluar ndaj Ishujve Faroe, Kosova triumfoi me rezultat, 2-0, teksa në sulm, startoi Atdhe Nuhiu.

Nuhiu, madje, shënoi edhe golin e dytë në këtë ndeshje, ndërsa dilema për sonte është: Nuhiu apo Vedat Muriqi.

Të dy sulmuesit janë në formë të mirë edhe skuadrat e tyre – në Turqi dhe në Angli./IndeksOnline/