12:01 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

The Sun: Ja pse Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin me njëra tjetrën

Rita Ora dhe Dua Lipa ishin në të njëjtën shkollë, jetuan të dyja në Kosovë dhe familjet e tyre janë miq mes vete.

Këto janë disa nga veçoritë e përbashkëta që i ka listuar “The Sun” për dy këngëtaret më të njohura shqiptare në botë. Sipas kësaj gazete, ato nuk kanë as edhe një kontakt mes vete dhe asnjëherë nuk mbështesin njëra tjetrën në publik.

Por, njëra nga arsyet të cilat i ka renditur “The Sun” është se Elena, motra e Ritës punonte në një kompani muzikore kur Dua i ka kërkuar ndihmë, dhe ajo nuk e ka ndihmuar. Sipas burimeve të kësaj të përditshme, thuhet se ato janë frikësuar nga të hyrit e Duas në muzikë, transmeton “Indeksonline”.

Në një moment kur Dua ishte pyetur në një intervistë për raportin me Rita Ora, ajo kishe buzëqeshur dhe kishte thënë në mënyrë shumë diplomatike: “Prindërit ton njihen, dhe un pak a shumë njoh motrën e saj”.

The Sun, vë në pah po ashtu se të dyja këngëtaret kanë qenë në shkollën “Sylvia Yong Theatre” kur u zhvendosën nga Kosova për në Londër.

Ndryshe, të dyja këngëtaret kanë mbajtur koncert gjatë këtij viti në Kosovë por me data shumë larg njëra tjetrës, as në “Brit Awards 2018” nuk kanë komunikuar ku në këtë garë Dua mori dy çmime dhe Rita asnjë.

Po ashtu, në këtë artikull theksohet se Rita Ora ka pasuri shumë më të madhe se të Dua, pasuri kjo që arrin 12 milionë funta. Kurse Dua ka një pasuri prej 3 milionë funta pasi që edhe është futur në industrinë muzike 4 vite më vonë se Rita./Indeksonline/