11:41 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

“The Sun” publikon fotografitë, Messit i kushton 5 mijë euro nata në pushime

Janë publikuar disa fotografi me pamjet nga brenda vilës private të Lionel Messit, për të cilën paguhen 5 mijë funte ( 5566 ero) për natë.

Ylli i Barcelonës është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, dhe falë kësaj ai ka përfituar një pasuri të madhe.

Përkundër shokëve të skuadrës së tij, ai nuk pati kohë për pushimet verore, dhe tashmë ato po i vazhdon në Karaibe, pas Kupës së Amerikës.

Në vilen ku lojtari po kalon pushimet, paguhen 1200 funte për natë, ose nëse e privatizon atë, duhet të paguash 5 mijë funte.

‘Jumby Bay’ është aq private saqë arrihet vetëm me varkë dhe nuk ka vetura në atë pjesë, raporton ‘The Sun’.