10:34 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

The Weeknd habit me pamjen në videoklipin e fundit “Save Your Tears”

The Weeknd ka bërë disa paraqitje së fundmi në shfaqje çmimesh dhe në video muzikore me atë që dukej të ishte një fytyrë e mavijosur, e gjakosur dhe e fashuar.

Tani ai ka habitur ndjekësit me një tjetër transformim të ri.
Fituesi i “Grammy”-it postoi një fotografi të martën në Instagram, teksa dukej sikur të kishte kaluar disa operacione të mëdha plastike në fytyrën e tij.

Por mos u shqetësoni, sipas “The Independent”-it është e gjitha protetikë për videoklipin e ri “Save Your Tears”.

Në të, The Weeknd vesh po të njëjtën xhaketë të kuqe që ka tronditur në paraqitjet e tij të tjera.