14:28 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020

Thekson linjat seksi të trupit, Tayna ju kërkon ta mbani distancën

 Pas qëndrimit disaditor në Amerikë, Tayna është kthyer në Kosovë për të vazhduar punën për projekte të reja.

Reperja e njohur dhe shumë e suksesshme me t’u rikthyer tregoi se ka filluar angazhimin në studio për këngët e reja që pritet të promovohen së shpejti.

Në disa postime që ka sjell në rrjetet sociale, Tayna tregoi po ashtu që është kthyer në palestër për t’i mirëmbajtur linjat e saj seksi të trupit.

Ndërsa, në një imazh që solli para pasqyrës, Tayna ka kërkuar që të mbajnë distancë, si një nga masat thelbësore të parandalimit të pandemisë Covid-19.

“Mbajeni distancën!”, ka shkruar Tayna sipër fotografisë së publikuar.

Ndërkohë, kujtojmë se kënga e saj e fundit “Qe qe” u publikua pak javë më parë dhe rezultoi mjaft e suksesshme./Indeksonline/