Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Kroaci
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral duke potencuar rëndësinë e avancimit të agjendës evropiane të Kosovës.
Ministri Yagcilar, duke falënderuar shtetin kroat për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Kosovës, gjithashtu e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq edhe me fushëveprimin e Ministrisë së Administratës Publike dhe reformat në administratën publike.
Ndër tjerash, ministri Yagcilar dhe ambasadorja Kapitonaviq vlerësuan mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe ngjarjet e fundit në Kosovë dhe në rajon.
Ambasadorja Kapitanoviq, duke falënderuar për pritjen shprehi interesim për rritjen e nivelit të bashkëpunimit të institucioneve përkatëse me Ministrinë e Administratës Publike.