19:55 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / k.v

Themelohet KIDIC/ Lidhjet tregtare midis Izraelit dhe Kosovës do të rritën

Korporata Zhvillimore dhe Investuese e Izraelit në Kosovë (KIDIC), ka hapur zyrën e saj në Prishtinë.

Kjo korporatë do të zhvilloi dhe do të rrit lidhjet tregtare midis Izraelit dhe Kosovës.

Me seli në Prishtinë dhe zyrat e degëve në Izrael, kompania u krijua me fokus në integrimin e tregjeve në zhvillim me ekonominë globale duke promovuar tregtinë, duke krijuar marrëdhënie dhe duke ushqyer transferimin e njohurive midis dy vendeve dhe më gjerë.

Damian Brikman, shefi i kësaj zyre në Prishtinë, ka thënë se kohët e fundit, Izraeli dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen e Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë dhe ky është një lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën dhe Izraelin.

“Themeluesit e KIDIC janë me pozicione të larta drejtuese në të gjithë botën, duke udhëhequr projekte që kombinojnë burime, aftësi dhe kultura të ndryshme. Si dhe në menaxhimin dhe drejtimin e projekteve ndërkombëtare të ndërlikuara të sigurisë. Me përvojë në Sigurinë Kombëtare mbi temat e mbrojtjes, sigurisë dhe ushtrisë, ekspertët ndërkombëtarë në fushën e reagimit të gatishmërisë emergjente ndaj katastrofës dhe menaxhimin e projektit. Ekipi Kidic do të sigurojë konsultime gjithëpërfshirëse të sigurisë dhe zbatimin e zgjidhjeve dhe shërbimeve për qeverinë dhe sektorët e biznesit”, ka thënë Brikman.

KIDIC ju fton të ndani idetë tuaja në propozimet e biznesit, dhe ju inkurajon të flisni me ta në mënyrë që të mund të ndahen këto ide dhe propozime me qeverinë izraelite dhe bizneset izraelite./IndeksOnline/