Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia kap të dyshuarit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”, që ka ndodhur në Prishtinë, më 19 prill 2026, rreth orës 17:30.
Sipas policisë, dy viktima meshkuj kosovarë janë therur me thikë nga një person i panjohur. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lidhur me rastin, më 21 prill 2026, policia ka identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë./IndeksOnline/

