08:47 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / AR

Theret me thikë i mituri në Gjilan, i shkaktohen lëndime trupore

Dje në orën 11:30 në Gjilan ka ndodhur një mosmarrëveshje midis një të mituri dhe një tjetri, shkruan Indeksonline.

Kështu, i mituri është goditur me thikë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndërkaq të dytë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është iniciuar vepra penale: “Vrasje në tentativë”.

Gjilan 24.02.2021 – 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë njëri i mitur pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje janë konfrontuar fizikisht. Njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin) duke i shkaktuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje“, thuhet në raportin 24-orësh.