08:32 / E Enjte, 23 Mars 2023 / AR

Theret me thikë i mituri në një shkollë në Lipjan

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një përleshje mes disa personave në shkollën e mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan.

Gjatë përleshjes është therur me thikë një i mitur, njofton Policia e Kosovës.

“Një mashkull  kosovar  (i mitur) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë intervistuar disa persona. Në konsultim me prokurorin një i dyshuar  kosovar  (i mitur) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./Indeksonline/