22:28 / E Diele, 22 Maj 2022 / AR

Theret me thikë i riu në Drenas, policë të shumtë në vendin e ngjarjes

Sonte rreth orës 21:15 disa persona e kanë sulmuar me thikë një të ri nga Drenasi.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Drenasit pranë kafiterisë “Bulevard”.

Burime të Indeksonline tregojë që i plagosuri është A.Xh nga Abria e Epërme.

Sulmuesit dyshohen të jenë nga Komuna e Skenderajt.

Njërin prej sulmuesve Policia ka arritur ta arrestoj në vendin e ngjarjes./Indeksonline/