15:42 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Therje me thikë afër një shkolle në Prishtinë, lëndohet 19-vjeçari

Një 19 vjeçar është therur me thikë afër shkollës fillore “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se dy grupe janë përleshur mes veti, me ç’rast viktima ka marrë lëndime në këmbë.

“Rreth orës 13:30 është raportuar rasti Lëndim Trupor ( therje me thikë) në afërsi të shkollës Fillore “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë”. Mbështetur në informatat e para dyshohet se dy grupe  janë përleshur në mes veti me ç’rast viktima një 19 vjeçar ka marrë lëndime në këmbë që dyshohet te jenë shkaktuar nga një mjet I mprehtë”, thuhet në përgjigjën e tyre.

Po ashtu, bëhet e ditur se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo Policia ka ndërmarrë veprime të nevojshme për lokalizimin e vendodhjes së tyre.

“Policia ka dalë  në vendngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, thuhet në përgjigjën e Policisë./Indeksonline/