23:47 / E Enjte, 20 Maj 2021 / OSH

Therje mes 3 personave në Ferizaj, 2 të lënduar

Sonte rreth orës 21:20, në qytetin e Ferizajt, saktësisht në shesh, tre persona janë përleshur me thikë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, 2 persona kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Indeksonline.

Pas tretmanit mjekësor, të lënduarit janë dërguar në stacionin e Policisë për intervistim.

Personi i tretë nuk është paraqitur në Polici. Në vend të ngjarjes ësthë gjetur një mjetë i mprehtë dhe një shufër metalike./Indeksonline/