14:54 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Therje me thikë mes dy nxënësve në Ferizaj

Rreth orës 13:00 ka ndodhur një incident ndërmjet dy nxënësve në afërsi të shkollës fillore “Jeronim De Rada” në Ferizaj, me këtë rast njëri nga ta ka pësuar gërvishje me thikë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Agim Gashi nga Policia në Ferizaj.

Gashi tha se nxënësi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor më pas është liruar për në shtëpi.