11:58 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Therret me thikë i mituri në Kaçanik, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Kaçanik një i mitur është therrur me thikë nga një i mitur tjetër.

“Viktima i mitur mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therur me një mjetë të mprehtë (thikë) nga persona të panjohur”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

“Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin e mitur mashkull K-Shqiptar, i cili me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur tutje policia. /Indeksonline/