12:54 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Theu kodin e veshjes, Dj të njohur i ndalohet hyrja në festivalin e Kanës

Festivali i Filmi në Kanë bën bashke në tapetin e kuq yjet më të njohura në botën e arriti.

Ky festival është i njohur për të qenë një nga qilimat e kuq më joshës në botë.

Yjet e listës A të filmit, supermodele dhe shumë të tjerë mblidhen për të shfaqur dhe diskutuar disa nga filmat më të mëdhenj të vitit, por në këtë event ekziston edhe një kod i rreptë i veshjes

Sipas Vogue World , meshkujt duhet të veshin kostum elegant si Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio, ndërsa femrave të kombinojnë veshjen e tyre me taka të larta.

Por, ky rregull nuk ka vlejtur edhe për Dj e njohur francez, Kiddy Smile.

“Një natë më parë, unë në fakt nuk flija sepse po qepja rrobat e mia”, tha Dj në një intgervistë për Vogue World  Isha shumë nervoz, sepse nuk jam shumë i mirë në rrobaqepësi dhe qepje, por nuk kasha asnjë zgjedhje.

Gjërat u komplikuan të nesërmen. Ai mbërriti në premierën e Dolor y Gloria në një veshje  më dramatike, ai kishte zgjedhur një fustan ngjyrë portokalli me lule. Kur arriti te dera, një anëtar I sigurimit e pyeti nëse ishte veshje tradicionale e Afrikës. Dj Kiddy ia shpjegoi se nuk ishte, I më pas i tha atij se nuk mund të hyjë në qilimin e kuq.

 “Unë jam shumë i lumtur që e bëra këtë, ky jam unë dhe do të vishem siç dua unë, kjo përfaqëson personalitetin tim” u shpreh Smile pasi iu ndalua hyrja./Indeksonline/