09:36 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / C E

Thiago Alcantara zbulon këshillën, që i dha Fernando Torresi para se të hynte në Anfield

Ende pa e bërë një javë si futbollist i Liverpoolit, Thiago Alcantara, tashmë ka fituar zemrat e tifozëve të Redsit.

Mesfushori që u bashkua me skuadrën e Kloppit nga Bayern Muncheni ka dhuruar spektakël që në ndeshjen e tij debutuese, shkruan Indeksonline.

Në vetëm 45 minuta lojë kundër Chelseas, ai bëri 75 pasime të sakta më shumë se çdo lojtar kundërshtar gjatë gjithë ndeshjes.

Thiago zbulon se para transferimit ka biseduar me ish-sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres, dhe tregon për këshillat që i ka dhënë.

Fernando Torresi më tha të mos e prekja shenjën “Ky është Anfieldi” derisa të fitojë disa trofe në klub, kështu që unë do ta respektoj atë“,  tha Thiago.

Për të prekur këtë shenjë, ju duhet ta meritoni atë dhe ta fitoni atë“, ka thënë ndër të tjera mesfushori. /IndeksOnline/