15:35 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thiago Silva shpallet më i miri në Francë, mposht Neymarin

Kapiteni i PSG, Thiago Silva, është votuar lojtari më i mirë i huaj në Ligue 1 për 2018-ën, nga revista “France Football”, përpara patriotit të tij, Neymar, i cili ishte i lënduar në gjysmën e parë të vitit.

34-vjeçari është shpallur i huaji më i mirë në Francë, duke zbritur nga ky “fron” Edinson Cavani. Uruguajani, sulmuesi i PSG, triumfoi në këtë kategori në vitet 2016 dhe 2017.

Sulmuesi i Atlético Madrid, francezi Antoine Griezmann, fitoi një çmim të çuditshëm, “çmimin portokalli”, i cili njeh marrëdhëniet e mira me shtypin.

Revista sportive franceze mendon se Thiago Silva, i cili luan në kampionatin francez që nga viti 2012, ka rifituar nivelin e tij dhe ka arritur të shkëlqejë në nëntë muajt e fundit. “Perfeksionist, që kërkon më shumë se kurrë nga trupi i tij (…) Ai na ka treguar të gjithëve se është kthyer në më të mirën”, – shkruan revista, e cila organizon edhe “Topin e Artë”.

Për “France Football”, edhe pse Neymar është ndoshta lojtari më i fortë dhe më magjik i Ligue 1, nuk e meriton “medaljen e artë”, për shkak të problematikës në gjysmën e parë të vitit 2018. Neymar në atë kohë, thekson revista franceze, ka munguar, ishte i dëmtuar për më shumë se tre muaj.