14:16 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Thiago: Vendimi i Messit ishte i mrekullueshëm!

Mesfushori i Barcelonës, Thiago Alcantara e ka përkrahur vendimin e Messit për të qënduar në Barcelonë edhe për një vit.

Messi dje në një intervistë eksluzive për faqen më të madhe të sportit në botë “Goal”, tha se do të qendrojë edhe për një sezon në Barça, shkruan IndeksOnline

 “Messi ka marrë një vendim të mrekullueshëm. Leo është jashtëzakonisht i rëndësishëm në cilindo skuadër që do të shkon, dhe nëse është në Barça, aq më mirë për klubin,” tha ai. 

“Ne kemi parë deklaratat e Leos. Unë nuk bëj asnjë lloj vlerësimi, është një vendim personal, unë duhet ta respektoj atë. As nuk vjen e as nuk shkon, unë jam në një klub tjetër dhe e respektoj atë,” shtoi ai.