13:18 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thibaut Courtois në Real Madrid: Detajet e plota të transferimit 35 milionësh

Real Madridi është afër arritjes së marrëveshjes me portierin e Chelseat, Thibaut Courtois, transmeton IndeksOnline.

Belgu e ka bërë të qartë që moti këtë verë se dëshiron të largohet nga Chelsea drejt kampionit të Evropës.

Courtois nuk është paraqitur në Community Shield ndaj Manchester Cityt, si dhe më pas nuk mori pjesë në stërvitje.

Courtois tani është pranë transferimit te Real Madridi për 35 milionë funte? Por, pse ai është duke u shitur për një çmim kaq të lirë?

Kjo shumë normalisht se është tejet e vogël kur e kemi parasysh faktin se Liverpooli shpenzoi 67 milionë funte për transferimin e Alisson.

Arsyeja e këtij çmimi është sepse ai ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratë, dhe kështu në verën e ardhmshme ai ka mundur të largohet si lojtar i lirë.

Çfarë kontrate do t’i ofrojë atij Real Madridi? Klubi madrilen do t’i ofrojë atij kontratë 6-vjeçare.

Ku është aktualisht portieri belg? Raportohet se ai është aktualisht në Belgjikë, teksa pritet sot të udhëtojë drejt Londrës për disa bisedime me Sarrin.

Ai gjithashtu është duke pritur ofertën nga Real Madridi para se të niset drejt Madridit. Real Madridi shpreson që ta finalizojë marrëveshjen sot.

A do të prezantohet ai para tifozëve? ”Los Blancos” kanë plan që ta prezantojnë portierin belg para tifozëve në Bernabeu të enjten./IndeksOnline/