21:24 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Thirrje për grevë në dy aeroportet e mëdha gjermane

Sindikata gjermane Verdi ka thirrur sot personelin e sigurisë në aeroportin e Munihut t’i bashkëngjiten të martën grevës së planifikuar në aeroportin e Frankfurt.

Sindikata ka thirrur 350 të punësuar për të ndaluar punën nga ora 03:30 deri në orën 20:00, sipas kohës lokale, gjë që do të dëmtonte ndjeshëm komunikacionin ajror në Gjermani.

Verdi, i cili është në bisedime për pagat e 23,000 punëtorëve të sigurimit në Gjermani, ka thirrur grevë për të ushtruar presion mbi kompanitë kompetente për kontrollin e udhëtarëve dhe bagazheve, shkruan Reuters.

Bisedimet për paga duhet të vazhdojnë më 23 janar.

“Fraport”, kompania që drejton Aeroportin e Frankfurtit, ndryshe më i qarkullueshmi në Gjermani, njoftoi se të martën pritet çrregullim i konsiderueshëm i trafikut ajror.

Ndryshe, më 10 janar më shumë se 640 fluturime në Gjermani janë anuluar për shkak të grevës së personelit të sigurisë në aeroportet në Dyseldorf, Këln dhe Shtutgart.