11:27 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / B O

Thirrje për ide inovative nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe UN-Habitat Kosova

Bota gjeneron 2.01 miliardë ton mbeturina të ngurta komunale çdo vit, me të paktën 33% të tyre janë të pamenaxhueshme për mjedisin. Sipas studimeve të bëra nga Banka Botërore, në mbarë botën, mbetjet e gjeneruara për person në ditë janë mesatarisht 0,74 kilogramë, por variojnë nga 0,11 në 4,54 kilogramë për person.

Megjithëse ato përbëjnë vetëm 16%të popullsisë së botës, vendet me të ardhura të larta gjenerojnë rreth 34%, ose 683 milionë tonë të mbetjeve të botës.

Secili prej nesh mund të ndikojë që mbeturinat tona të mund të ripërdoren apo ri përpunohen, duke ndikuar që vendbanimet tona të jenë më të pastërta dhe më miqësore ndaj mjedisit.

Si pjesë e Sfidës #WasteWiseKosovo, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe UN-Habitat Kosova, në partneritet me BONEVET, Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK), Coca-Cola HBC, Këndin Amerikan dhe Studentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (KUSA) ftojnë të gjithë krijuesit, ëndërrimtarë, dizajnerë dhe sipërmarrës të teknologjisë dhe të tjerë (qoftë individë, organizata joqeveritare ose ndërmarrje të vogla dhe të mesme) të interesuar për të kontribuar për një të ardhme më të shëndetshme në Kosovë, për të paraqitur ide dhe zgjidhje novatore për reduktimin e mbeturinave në qytetet dhe komunitetet tona.

Aplikacionet mund të dorëzohen në këtë link deri më date 12 Dhjetor.