75 Mall Live Search
22:19 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / B XH

Thirrje për protestë paqësore në Berlin gjatë vizitës së Edi Ramës

Ish-deputeti dhe ish-zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Gani Dreshaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një protestë paqësore më 16 qershor 2026 në Berlin, gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet pranë objektit Theater Aufbau Kreuzberg (TAK) / Club Prince Charles, me qëllim që të shprehen kërkesat për demokraci, transparencë dhe liri të fjalës.

Në njoftim thuhet se tubimi do të jetë paqësor, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të shmangin provokimet, fyerjet dhe çdo formë dhune.

Dreshja ju ka bërë thirrje bashkatdhetarët të dalin në protestë dhe të marrin me vete flamuj dhe mesazhe për të përcjellë zërin e diasporës shqiptare.

Postimi i plotë:

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË PROTESTË PAQËSORE NË BERLIN

Të dashur bashkatdhetarë,

Nesër, më 16 Qershor 2026, ju ftojmë të merrni pjesë në protestën paqësore gjatë vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Berlin.

📍 Theater Aufbau Kreuzberg (TAK) / Club Prince Charles

Prinzenstraße 85, 10969 Berlin

Le të tregojmë me dinjitet dhe respekt se diaspora shqiptare ka zërin e saj dhe dëshiron të dëgjohet.

✅ Pa dhunë

✅ Pa provokime

✅ Pa fyerje

✅ Me respekt dhe qytetari

Merrni me vete flamujt dhe mesazhet tuaja.

Sa më shumë pjesëmarrës, aq më i fortë mesazhi ynë.

🇦🇱🇩🇪 Berlin, 16 Qershor 2026

Për demokraci, transparencë dhe liri fjale.

Deutsch-Albanischer Natur- und Tierschutzverein i.G.

(Shoqata Gjermano-Shqiptare për Mbrojtjen e Natyrës dhe Kafshëve – në themelim)

🌿 Të mbrojmë natyrën – të mbrojmë kafshët – të marrim përgjegjësi për të ardhmen. 🦅