Thomas Tuchel arrin marrëveshje me gjigantin europian (Foto)
Thomas Tuchel, menaxheri gjerman është afër të bëhet me klub të ri.
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit thuhet se ka arritur marrëveshje me Paris Saint Germain, transmeton IndeksOnline.
Sipas ESPN, Tuchel do të prezantohet së shpejti si trajner i klubit francez, ku do ta zëvendësojë të “larguarin” Unai Emery.
Për trajnerin gjerman të interesuar ishin shumë klube, ndër to edhe kampioni i Premierligës, Chelsea./IndeksOnline/