23:53 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / Blerim

Thomas Tuchel: Jemi të bashkuar, kemi vetëbesim!

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është deklaruar pas fitores së klubit të tij.

Blutë e Londrës fituan çerekfinalen e parë në UEFA Champions League ndaj Portos me rezultat 2 me 0, shkruan IndeksOnline

Pas takimit, trajneri gjerman u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e djelmoshave të tij.

“Rezultati është tejet i shkëlqyeshëm. Ishte një lojë shumë e vështirë, kundër një ekipi të vështirë, siç është Porto. Kishte momente të mira gjatë lojës, por kishte edhe vuajtje. Nuk u shqetësova pas humbjes nga WBA (5-2), pasi në zhevshtore pashë reagime të ekipit. Kjo na bashkon dhe na rritë vetëbesimin”, ka thënë Tuchel.

Ndeshja kthyese mes Chelseat dhe Portos zhvillohet javën e ardhshme, më 13 prill (ditë e martë)./IndeksOnline/