10:19 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Thomas Tuchel thyen rekord në Premierligë

Thomas Tucheli, ka debutuar me skuadrën e Chelseat në Premierligë.

Trajneri gjerman e nisi me barazim (0-0) me klubin e Chelseat në ndeshjen ndaj Wolves, shkruan IndeksOnline.

Por edhe pse rezultati ishte i bardhë, Tucheli theu një rekord me klubin e tij të ri.

Gjatë ndeshjes skuadra nga Londra bëri hiç më pak se 820 pasime dhe kishte 78.9 për qind posedimin e topit.

Këto shifra gjatë këtij sezoni s’i ka pasur asnjë skuadër, andaj mediat në Angli po e llogarisin si rekord të ri për një trajner debutues.

Tucheli ka shumë punë për të bërë, pasi skuadra e Chelseat pas këtij barazimi rrezikon pozitën e 8-të./IndeksOnline/