15:30 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Thonj të fortë në pak kohë

Nëse doni të përmirësoni pamjen e thonjve tuaj dhe t’i bëni ata të rriten në mënyrë të shëndetshme dhe më të shpejtë, duhet të kryeni disa aktivitete që ndihmojnë në këtë aspekt.

• Rritni qarkullimin e gjakut në gishtat tuaj nëpërmjet disa aktiviteteve si shkrimi në kompjuter, luani në piano dhe shumë aktivitete të tilla.
• Rritni sasinë e proteinave në dietën tuaj. Për ta bërë këtë, konsumoni produktet e qumështit, mish pa shumë yndyrë dhe produkte me vitaminë D.
• Aplikoni një shtresë smalti apo forcues ushqyese për thonjtë një herë në javë.
• Bëni manikyr rregullisht.
• Mos abuzoni me smaltin, sepse ato përmbajnë përbërës të dëmshëm për thonjtë.
• Pini shumë ujë dhe lëngje (të tilla si çaji) çdo ditë. Ai i bën shumë mirë thonjve dhe trupit në përgjithësi.

Mjetet natyrore për rritjen e thonjve
Përveç këtyre zakoneve, mos hezitoni të provoni ndonjë nga këto mjete natyrore, të cilët bëjnë thonjtë tuaj të rriten shumë më shpejt dhe në të njëjtën kohë të jenë të fortë dhe të shëndetshëm.

“Smoothie” me kastravec
Përzieni gjysmë kastraveci pa e qëruar në një blender dhe me lëngun që do të krijohet zhytni thonjtë tuaj për rreth 20 minuta. Përsëriteni një herë në javë dhe së shpejti do të vini re ndryshimin. Ju mund të bëni të njëjtën gjë me xhelin e aloe verës.

Lëng qepe
Qëroni një qepë dhe lagni thonjtë me lëngun e saj. Kjo është një zgjidhje e shkëlqyer e natyrshme që i mban ata gjithmonë të fortë dhe të shëndetshëm. I mbani në lëngun e qepës për aq kohë sa të jetë e mundur, për shembull, duke shikuar televizion.

Vaj ulliri
Hidhni në një gotë me ujë të ngrohtë dy lugë vaj ulliri dhe futni duart tuaja, duke i lënë ato në ujë për dhjetë minuta. Mos i shpëlani, por shfrytëzojeni këtë rast që të shpërndani vajin në duart tuaja deri sa të absorbohet dhe në këtë mënyrë të merrni nga përfitimet e vitaminës E që ai ka.

Hudhra
Hudhra është një nga mjetet natyrore më të famshme dhe efektive për thonjtë. Një nga mënyrat më të thjeshta është që të shtypni dy thelpinj hudhre dhe ta përhapni në thonjtë për 10 minuta deri në një javë, çdo ditë. Një tjetër alternativë është që të fërkoni direkt në brendësi të thonjve.