08:12 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / AR

Thonjtë e Vitit të Ri, si t’i realizoni tendencat festive në duar

Nëse edhe ju mezi po prisni të trokisni gotat për të pritur një vit të mbarë 2022, me siguri doni të ndryshoni stilin personal me disa nuance të reja jo vetëm në veshje, por edhe në thonj.

Disa ide për thonjtë festivë vijnë nga ‘nails artist’, por edhe nga rrjeti. Zgjedhjet janë nga më të bukurat, që nga dritat, ngjyrat, xixat dhe çdo detaj tjetër që shkëlqen.

Në këto sugjerime mund të gjeni gjithçka, që nga vizatimet më të thjeshta, klasike, deri edhe te dizajne të përpunuara që përdorin diamantët, apo çdo lloj guri ndriçues a detaji tjetër që i bën thonjtë të shkëlqejnë ashtu si vetë festa.

Ne na pëlqejnë gjithashtu thonjtë me temën e Vitit të Ri, me gota shampanje, fishekzjarre dhe yje mbi to.

Nëse shkoni me një ngjyrë dimërore si bluja apo argjendi, gjithmonë mund të t’i stiloni thonjtë derisa të vijë koha për të kaluar të thonjtë e Shën Valentinit.

Le të ngremë të gjithë një gotë për këtë art fantastik, festiv, të thonjve të Vitit të Ri.