20:47 / E Shtunë, 22 Prill 2023 / MSH

Thotë se është femra më e bukur në botë, Affleck tregon “sekretin” e J-Lo

Për Ben Affleck, Jennifer Lopez është femra më e bukur në botë. Edhe ka kuptim që ai ta besojë këtë që kur u martua me të. Megjithatë, nuk mund të mos pajtohemi me të, pasi aktorja dhe këngëtarja 53-vjeçare duket më magjepsëse se kurrë. 

I ftuar në emisionin e Drew Barrymore, Affleck deklaroi edhe një herë se gruaja e tij është gruaja më mbresëlënëse në botë, ndërsa zbuloi “sekretin” e saj.

Duke nisur nga ajo që ka dashur të thotë, aktori nuk ka ngurruar të paralajmërojë prezantuesen se nuk do t’i pëlqente përgjigja e tij, si dhe këdo që do ta dëgjonte.

“Më lejoni t’ju them diçka që do t’ju shqetësojë. Jennifer thjesht ha çfarë të dojë. Ajo ha pica, biskota, akullore. Gjithçka”, tha Affeck, duke shtuar se stërvitja padyshim luan një rol. 

“Ajo stërvitet, por edhe unë stërvitem, por nuk dukem me magji si 20 vjeç. Me lëkurë perfekte dhe gjithçka“, shpjegoi ai.