21:54 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

Thuaj lamtumirë flokëve të dëmtuara vetëm me vajra esencial

Një nga gjërat më frustruese kur përpiqemi të rrisim flokët shëndetshem janë majat e ndara të tyre.

Stilimi i vazhdueshëm i flokëve dhe ngjyrosja e  shpeshë bëjnë që flokët të dëmtohen. Shumë prej nesh nuk mund të heqim dorë nga ngjyra dhe të qëndrojmë natyrale. Kjo rezulton që flokët të dëmtohen dhe të humbin gjallërinë.

A nuk do të ishte e mrekullueshme të përpunojmë flokët,të ngjyrosim ato dhe përsëri ti kemi të shëndetshme dhe plot jetë? Epo ka një secret këtu dhe kjo gjë mund të arrihet.

Vajrat esencialë janë sekreti për flokë të shëndoshë dhe të bukur.

Unik ka përpiluar një listë të vajrave esencialë, me të cilët mund të riktheni shëndetin dhe bukurinë e flokëve tuaj.

Vaji i Bergamotit

Vaji i bergamotit eshte vaj esencial i pergaditur nga fruti bergamot dhe përmban aromë jashëzakonisht të këndshme. Përveç aromes vaji bergamot është një mrekulli e vërtetë për shëndetin. Ky vaj ndihmon në gjenerimin e rritjes së flokëve edhe për folikulat më të dëmtuara të flokëve. Përveç rritjes së flokëve, ky vaj esencial përdoret kryesisht për të larguar stresin dhe shqetësimet.

Rozmarina

Shumë nga ne rozëmarinën mund ta konsiderojmë të rëndësishme vetëm për të shtuar aromën e pulës së pjekur. Vaji i rozëmarinës është një burim fantastik i antioksidantëve që mund të ngadalësojnë procesin e zbardhjes së flokëve. Po ashtu ky vaj ju ndihmon  në rastet kur keni kruerje.

Vaj kamomil

Kamomili  është nga bimet terapeutike më me vlerë dhe një zgjedhje e shkëlqyer për kujdesin e lëkures dhe flokut. Pasuron ngjyren tuaj të flokut dhe u jep shkëlqim. Shpërlani flokun me pak vaj kamomili për të zbardhur flokun bjond në mënyrë të mënjëhershme. Disa pika mund te aplikohen mbi peshqirin që thani floket, në mënyrë që ti jepni flokëve një shkëlqim të bukur.

Vaj limoni

Limoni është një vaj esencial i shkëlqyeshëm. Kur mendojmë për limon, ne përgjithësisht mendojmë për pastërti dhe dezinefktim.Kjo është për shkak se limoni është një antiseptik organik i cili do të ndihmojë për të pastruar çdo mbetje të tepërt të shamponit pas larjes.

Vaj peme

Vaji i pemës  është ndoshta një nga vajrat esenciale më të përdorura në treg. Kur përdoret në fytyrë brenda natës mund të eliminojë pucrrat.

Duhet të jeni të kujdesshëm me nivelin e vajit të pemës së çajit që përdorni në cilindo rast sepse  është shumë i fuqishëm. Kur përdoret në lëkurën e kokës,parandalon rënien e flokëve dhe siguron lëndë ushqyese për floket.

Vaji i patchoulit

Patchouli është një tjetër prej atyre vajrave esenciale me një aromë shumë të keqe. Por, lini erën e pakëndshme mënjanë, sepse ky vaj është një nga vajrat anti-inflamatore më të dobishëm. Edhe për floket tuaj dhe lëkurën e kokës mund të bëjë mrekulli.

Krejt në fund:

Është e domosdoshme të kuptoni se e vetmja mënyrë për të arritur rezultatet e duhura me vajra esencialë është duke i përdorur ata në mënyrë të drejtë dhe sipas udhëzimeve.