23:35 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / Gj. Sh

Thuhet se DJ Geek harroj Dafinën për të, Keisi shkëlqen në Prishtinë

Këngëtarja dhe një ndër yjet e Big Brother VIP Albania, Kejsi Medini vazhdon të jetë në Prishtinë

Në kryeqytetin kosovar biondina është parë mbrëmë derisa në një restorant u fotografua duke qëndruar me ish të dashurin e Dafina Zeqirit, DJ Geek.

Bukuroshja thuhet se në Prishtinë është për të realizuar një këngë të re.

Por, sot Kejsi ka postuar një set fotografish me një fustan të bardh ku shfaq asetet e saj por edhe është takuar me këngëtaren Nita Latifi, me të cilën ajo u shoqërua gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 2.