07:15 / E Martë, 22 Qershor 2021 / AR

Thuhet se sperma është e mirë për lëkurën dhe aknet, por sa e vërtetë është kjo?

Ju mund të keni dëgjuar disa influencers ose njerëz të famshëm duke u interesuar për përfitimet e spermës në kujdesin e lëkurës, por videot në YouTube dhe anekdotat personale nuk janë të mjaftueshme për të bindur ekspertët. Në fakt, nuk ka ndonjë provë shkencore për të mbështetur idenë e vendosjes së spermës në lëkurën tuaj. 

Çfarë ndodh nëse e vini?

Ekspertët thonë se mund të rezultojë edhe në reaksione alergjike ose infeksione seksualisht të transmetueshme.

Domethënë, sperma nuk i lufton aknet?

Hmm…çfarë?! E gjithë ideja është paksa një mit urban. Nuk është e qartë se nga lindi si ide. Shumë njerëz besojnë se “spermina” – një agjent antioksidant dhe anti-inflamator që gjendet në spermatozoide, mund të luftojnë acarimet në lëkurë, por përsëri theksojmë: Nuk ka prova që e konfirmojnë këtë.

Po në lidhje me përfitimet e supozuara të tij kundër plakjes?

Spermina është fajtore edhe për këtë. Statusi i tij antioksidues do të thotë që disa besojnë se mund të zbusë vijat e holla. Një studim i botuar në Nature Cell Biology zbuloi se injektimi i spermidinës direkt në qeliza mund të ngadalësojë procesin e plakjes. Por pak dihet për efektet e zbatimit të tij. Prandaj, përsëri theksojmë: Mos e provoni.

Pra, e gjitha qenka gënjeshtër?

Na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por nuk ka asnjë arsye që dermatologët ta rekomandojnë spermën si produkt të kujdesit të lëkurës.