09:31 / E Premte, 24 Mars 2023 / B O

Thyhet rekordi, kjo orë dore shitet me çmimin më të lartë ndonjëherë në ankand

Ora e modelit zvicëran, “Patek Philippe” ka thyer rekordin në çmimin e shitjes. Plot 5.3 milionë franga është shitur ora në një ankand online.

“Patek Philippe Sky Moon Tourbillon” quhej modeli i orës që theu rekordin në ankandin që u mbajt në Hong Kong, shkruan Indeksonline.

Ora, është 44 milimetra në diametër dhe ka një këllëf ari të bardhë 18 karatësh të gdhendur me dorë, ishte pjesë e një ankandi me 111 lote nga prodhues luksoz si Piaget, Jaeger Le Coultre, Rolex, Bulgari dhe Cartier.

“Sky Moon Tourbillon 6002 G” është i pajisur me aksesorë të ndryshëm, duke përfshirë mansheta. Ora është jashtëzakonisht e rrallë, gjë që mund të shpjegojë çmimin e saj të lartë të shitjes./Indeksonline/