10:34 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / k.v

T’i jepet fund dhunës ndaj grave

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, Grupi i Grave Deputete, në bashkëpunim me QKRMT-në dhe Qendrën për promovimin e drejtave të grave, ka zhvilluar aktivitet në funksion​ të ndërgjegjësimit dhe të nxitjes së veprimeve për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra ka thënë se fatkeqësisht dhuna ndaj grave është një dukuri në rritje dhe institucionet përkatëse duhet respektuar ligjet në fuqi për parandalimin e kësaj dukurie.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës ka thënë se rastet e shpeshta të dhunës ndaj grave kanë përfunduar disa herë edhe me fatalitet, dhe për këtë ajo kërkon të merren masa për parandalimin e kësaj dukurie.

Edhe Lirie Kajtazi deputete, ka thënë se Kuvendi me rekomandime përkatëse duhet të marr masa kundër dhunës së grave.