13:31 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

T’ia mbani dorën partneres gjatë lindjes, ia lehtësoni dhimbjet

Nëse po pyesni se çfarë mund të bëni për partneren tuaj kur ato kanë dhimbjet torturuese të lindjes, ekspertët kanë treguar se cila është mënyra më e mirë.

Vetëm mbajtja e dorës gjatë këtij procesi është e mjaftueshme, tregon hulumtimi i ri.

Kërkesa e njohur për t’u mbështetur për dore kur kemi nevojë, ose dëshira për t’u mbajtur dikur kur jemi të sëmurë tani ka një shpjegim biologjik, transmeton Indeksonline.

Një studim i Universitetit të Kolorados, Boulder zbuloi se prekja e partnerit mund të përcjellë ndjeshmërinë dhe të zvogëlojë ndjesinë e dhimbjes.

Gratë raportuan për një përvojë të butë të dhimbjeve gjatë procesit të lindjes kur partnerët e tyre meshkuj ishin në dhomë me to dhe ua mbanin duart./Indeksonline/