09:24 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tifozët anglez thurrin lavde për Kosovën

Fitorja 5:3 e Anglisë u la në plan të dytë nga të gjithë, pas paraqitjes mbresëlënëse të Kosovës, që shënuan plot tri herë ndaj një fuqie botërore.

Madje, edhe vet tifozët anglez lavdëruan jashtë mase paraqitjen e “Dardanëve” mbrëmë.

“Mendoj se çdokush në Angli është tifoz edhe i Kosovës tash, përfshirë mua” – ishte një prej postimeve të fansave anglez në Twitter.

“Kosova sinqerisht ishin të mir. Luftuan për gjithçka, shpresoj të kualifikohen për Euro2020” – ishte një postim tjetër i anglezëve.

Këto janë vetëm disa nga postimet./Indeksonline/