18:00 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tifozët anglezë këndojnë në kor: Serbët janë bastardë kudo që shkojnë

Në stadiumin “Fadil Vokrri” ishin prezent rreth 1 mijë tifozë anglezë, që kishin ardhur për të përcjellur ndeshjen Kosovë – Angli.

Në një video që ka siguruar Indeksonline, dëgjohen tifozët e Anglisë duke kënduar në kor “Serbët janë bastardë kudo që shkojnë”.

Tifozët e “tre luanëvë” edhe para ndeshjes kishin bërë thirrje ofendueze kundër Serbisë.

Ndryshe, të gjithë ata kanë lavdëruar mikpritjen e kosovarëve duke mbetur të mahnitur.

Kosova humbi ndeshjen 0-4, megjithatë në gjithë botën u përqua një imazh i jashtëzakonshëm për vendin tonë.

/Indeksonline/