15:14 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / B O

Tifozët e Arsenalit duhet ta shikojnë sot ndeshjen e Anglisë!

Dyshja e Arsenalit , Aaron Ramsdale dhe Emile Smith Rowe do të kenë debutimin e tyre të plotë në Angli në përballjen me San Marinon.

Gareth Southgate është i bindur që të startojë me dyshen e Arsenalit nga minuta e parë.

Ramsdale nuk ka bërë ende një paraqitje të vetme për Anglinë, ndërsa Smith Rowe debutoi ndaj Shqipërisë në përballjen e fundit.

Harry Maguire, Conor Coady dhe Tyrone Mings pritet të nisin ndeshjen në mbrojtje, ndërsa në krah pritet të nis edhe Arnold i Liverpoolit./Indeksonline/