22:05 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tifozët e Arsenalit e fajësojnë Xhakën për golin e pësuar

Arsenali e mbylli pjesën e parë në disavantazh kundër Manchester United, pas golit të Scot McTominay në fund të pjesës së parë.

Reagimet e tifozëve londinezë menjëherë kanë “shpërthyer” dhe revolta lidhet me Granit Xhakën.

Akuzat e tyre kanë të bëjnë me veprimin e mesfushorit shqiptar që në momentin kur McTominay goditi topin, Xhaka uli kokën dhe topi shkoi në portë. /Indeksonline/