22:29 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Tifozët e Arsenalit të “çmendur”: U mohua penalltia e pastër

Arsenali ka pasur një ditë tjetër zhgënjyese.

Skuadra e Mikel Arteta hyri në ndeshjen e tyre kundër Sheffield United të Shtunën duke pasur nevojë për një fitore për të provuar dhe mbajtur kontakte me katër të parët.

Dhe gjithçka po shkonte aq mirë për ta.

Gabriel Martinelli i dha Arsenal epërsinë në fund të pjesës së parë.

Dhe Arsenali dukej sikur do t’i jepej një mundësi e artë për të dyfishuar epërsinë e tyre kur Nicolas Pepe u rrëzua 20 minuta para fundit.

Sidoqotë, Mike Dean, i cili po referonte ndeshjen e tij të 500-të i hodhi anash protestat e Arsenalit.

Rasti u shikua edhe nga VAR-i, por vendimi i gjyqtarit mbeti i njëjtë, duke i lënë tifozët e Arsenalit të çmendur.

John Fleck riktheu barazimin në minutën e 82-të. Më pas, Topçinjtë nuk ishin në gjendje të gjenin një gol tjetër dhe loja përfundoi me barazim.

Arsenali tani është në vendin e 10-të me 29 pikë nga 23 ndeshjet e zhvilluara./Indeksonline/