15:10 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

Tifozët e Barcelonës marrin rrugën për në ‘Camp Nou’

Nuk ka mbetur edhe shumë deri te ndeshja mes FC Barcelona dhe Atletico Madrid, që do të zbresin në fushën e “Camp Nou” për të luajtur në kuadër të javës së 35-të të La liga.

Kjo do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, pasi luhet për titull.

Tifozët e Barçës, për ta përkrahur skuadrën, tashmë janë nisur drejt Camp Nou, por për fat të keq, edhe kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tyre.

Barcelonës i duhet me patjetër fitorja sot, për të qenë më pranë titullit kampion dhe parakaluar Atleticon në renditje dhe për të shpresuar në dështimin e Realit kundër Sevillës.